11:13 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa është mbulimi i importit me eksportin?

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar-dhjetor 2016, ishte 71.1%

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë në periudhën janar-dhjetor 2016 është 270 407 829 mijë denarë dhe është rritur me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e mallrave të importuara në periudhën janar-dhjetor 2016 është 380 426 363 mijë denarë, që është 6.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor 2016 është 110 018 534 mijë denarë.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksporte është më e madhe pjesa e katalizatorëve të transportuesve me metale të çmuar ose përbërjet e tyre, teli i ndezjes dhe të ngjashme, për automjetet, avionët ose anijet, ferro-nikel dhe veshje. Importet përfaqësohen kryesisht nga platin dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (të ndryshme nga qymyri), metalet e tjera të grupit platin dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri dhe energji elektrike.

Në periudhën janar-dhjetor 2016, sipas volumit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë kryesisht ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Italinë.

Temat: