75 Mall Live Search
10:44 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Sa i madh është Ronaldo, një tifoz hyri në fushë për të bërë selfie, portugezi e mbron nga sigurimi (VIDEO)

Criatiano Ronaldo disa herë e ka treguar se i respekton tifozët që duan të bëjnë fotografi më të.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Polonisë dhe Portugalisë, një tifoz hyri në fushë dhe shkoi në drejtim të Ronaldos, për të bërë selfie, shkruan IndeksOnline.

Pasi bëri foton në sjpejtësi, sigurimi i ndeshjes vrapoi për ta kapur dhe larguar nga fusha, por sulmuesi portugez nuk i lejoi.

CR7 në ato momente ishte duke u zëvendësuar dhe ndaloi sigurimin ku e përcolli vet tifozin që hyri për të bërë foto deri jashtë fushës.

Ronaldo la shëjë në fitoren 2-0 të Portugalisë, duke shënuar njërin nga golat./IndeksOnline/