75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Sa i madh që është Jurgen Kloppi, lexojeni mesazhin e tij për koronavirusin

Jurgen Kloppi sapo ka ndarë një mesazh për fansat e futbollit, pas vendimit për anulimin e garave futbollistike në Angli, e kudo në Evropë.

Trajneri gjerman që gëzon simpatinë e miliona fansave në futboll, ka lëshuar një mesazh sensibilizues dhe mjaft të qëlluar.

“Unë mendoj se nuk është një moment që mendimi i një trajneri të futbollit ka rëndësi për ju. Por, unë i kuptoj fansat tanë dhe në përgjithësi të futbollit se ata duan të na shohin në fushë. Së pari dhe më e rëndësishmja është që ne të gjithë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur njëri-tjetrin.

Kjo duhet të vlejë gjatë gjithë jetës, por tani është më e rëndësishme se kurrë më parë. Kam thënë edhe më përpara se futbolli gjithmonë duket më i rëndësishmi nga gjërat më pak të rëndësishme. Sot, ndeshjet e futbollit dhe futbollit në të vërtetë nuk janë aspak të rëndësishme.

Sigurisht, ne nuk duam të luajmë përpara një stadiumi të zbrazët, por kështu ndihmojmë secilin që të jenë më të sigurt e më të shëndetshëm. Vendimin për pezullimin e garave sot nga Premierliga ne e mbështesim plotësisht. Ky virus ka treguar se të qenët i përfshirë në futboll nuk ofron imunitet. Për klubet tona rivale dhe individët që janë prekur me virusin, ne do të lutemi e do jemi mendje te ta tërë kohën.

Askush nga ne nuk e di në këtë moment se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por si një ekip duhet të kemi besim se autoritetet do të marrin vendime të drejta e të bazuara në moral të shëndoshë.

Po, unë jam menaxheri i këtij ekipi dhe klubi dhe për këtë arsye mbaj një përgjegjësi. Por, me kaq shumë njerëz rreth qytetit tonë, rajonit, e botës, do të ishte plotësisht e gabuar të flitet për ndonjë gjë tjetër përveç këshillimit të njerëzve për të ndjekur këshillat e ekspertëve dhe të kujdesen për veten e tyre dhe njëri-tjetrin. Mesazhin po e nis për ju, për mirëqenien tuaj. Vendosni shëndetin tuaj si diçka parësore.

Mos u afroni tek rreziku. Mendoni për të prekurit në shoqërinë tonë dhe veproni aty ku është e mundur me dhembshuri për ta. Ju lutemi kujdesuni për veten dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” me dashuri Jurgen Klopp./Indeksonline/