13:19 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / B O

Sa i pafat, e thyen këmbën lojtari më në formë në Premierligën Angleze!

Lojtari më në formë në Premierligë në javët e fundit, Kieran Trippier raportohet se ka frakturë në këmbë. Ylli i Newcastle u lëndua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e fundit me Aston Villën.

Mbrojtësi i krahut anglez shënoi golin e vetëm në këtë takim, por që më pas u detyrua të lë fushën. Testet e bëra kanë konfirmuan lëndimin e rëndë për mbrojtësin që me shumë gjasë e ka humbur sezonin, shkruan Indeksonline.

31-vjeçari tashmë do të përballet me një operacion në këmbën e majtë, ku ka thyer metatarsalen e pestë.

Newcastle është i pamposhtur në katër ndeshje me Trippier në skuadër dhe ka grumbulluar 10 pikë me radhë, për herë të parë në këtë sezon.

Trippier u ble në janar nga Atletico Madridi dhe doli të ishte blerja më e zgjuar për Neëastle. Në dy ndeshjet e fundit ak ka realizuar dy supergola për “laraskat”./Indeksonline/