Sa i pafat, Madueke pritet të mungojë gjatë

Arsenali është një nga skuadrat më pafat sa i përket lëndimeve.
Lojtari i radhës është anglezi Noni Madueke, i cili pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes së fundjavës me Manchester Cityn.
Sipas gazetarit David Ornstein, anglezi pritet të mungojë rreth 2 muaj jashtë fushës së blertë.
Madueke, ishte transferuar këtë verë nga Chelsea, ku bëri 6 paraqitje me “topçinjtë”, ku ende nuk ka shënuar golin e tij të parë./IndeksOnline/