Sa i pafat që është, lëndohet përsëri Martinez

Mbrojtësi spanjoll, Inigo Martinez ka pësuar një tjetër lëndim.
Martinez, i cili ishte paraparë të ishte pjesë e ekipit për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Betisit në La Liga, nuk do të jetë prezent.
Ende nuk dihet se sa do të mungojë Martinez jashtë fushës së blertë.
The first team player I.Martinez has a minor gluteal injury in his left leg and is not available for this fixture. pic.twitter.com/XFvGQQFpEN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 5, 2025
Martinez, kishte pësuar edhe më herët një lëndim në ndeshjen ndaj Atletico Madridit ku u detyrua të lëshonte edhe grumbullimin me Spanjën.
Kujtojmë se Barcelona, do të pres në “Montjuic” skuadrën e Real Betisit me ndeshjen që zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/