75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / L A

Sa i pafatë që është, lëndohet përsëri Alaba

Mbrojtësi austriak, David Alaba nuk po arrin të bëhet rehat me lëndime.

Alaba, ka pësuar një tjetër lëndim në muskuj, pak kohë pasi bëri rikthimin e tij.

Ky lëndim është një goditje e madhe për Real Madridin, posaçërisht para ndeshjeve të rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, të cilat do t’i zhvillojnë “Los Blancos”.

Pra, gjithçka do të varet nga përparimi i gjendjes së lojtarit, por që mediat spanjolle raportojnë se Alaba mund të mungojë 2-3 javë, mos më shumë.

Trajneri Carlo Ancelotti e kishte shprehur gëzimin e tij që do ta kishte në dispozicion qendërmbrojtësin stabil pas një kohe të gjatë, pasi ai po kthehej nga një lëndim që e la gjatë jashtë fushës, por që tash vjen një tjetër goditje për Alaban dhe për Real Madridin./IndeksOnline/