75 Mall Live Search
08:18 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Sa janë dietat për humbje peshe të shëndetshme për vegjetarianët?

Vegjetarianët shpesh herë përballen me ngacmime nga shoqëria për shkak të dietave të tyre kufizuese, të cilët shpeshherë e perceptojnë një vegjetarian si një person që ushqehet me gjethe dhe me çaj.

Mirëpo nëse një person nuk konsumon mish, peshk, qumësht apo vezë, kjo nuk do të thotë se ai i lidhur me disa ushqime të tjera të caktuar.

Për një ushqim të shëndetshëm vegjetarian janë të rëndësishme ngjyrat e ushqimit që konsumohen. Për shembull, avokadot janë një burim i shkëlqyer i vitaminave C, E, K dhe B-6.

Derisa motivet për të ndjekur një dietë vegjetarianë kanë të bëjnë me mjedisin, dietat e tjera janë të projektuara ekskluzivisht për humbje peshe.

Një dietë konvencionale është e pasur me mish me cilësi të lartë, jogurtë dhe djathë, jo aq të mirë për popullin vegan.

Kohët e fundit u renditën “dieta më e keqe” në një listë vjetore të përpiluar nga Raporti i SHBA-së, kështu që ndoshta nuk do të ishte aq mirë edhe për njerëzit jo-vegan.

Vështirësia për të ndjekur të dyja dietat njëkohësisht është se shumë nga ushqimet “jashtë kufijve” të dietave për humbje peshe janë prodhime për vegjetarian, të tilla si fruta, kokrra dhe bishtajore, duke e bërë shumë të ndërlikuar për vegjetarianin laik për të kombinuar të dy. /Indeksonline/