13:34 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Sa ka shpenzuar Kate Middleton për veshje gjatë vitit 2020, zbuloni shifrën marramendëse

Kate Middletoni harxhon mijëra dollarë për të qenë perfekte në daljet e saj në publik.

“Daily Mail” raporton se Kate u pa në veshje të reja në vlerë prej 104.209 eurosh këtë vit, që është më pak se totali i saj i vitit 2019 prej 114.280 eurosh.

Pamja e saj më e shtrenjtë ishte në mars, kur ajo arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dublinit në një palë vathë “Asprey Daisy Heritage” që kushtuan plot 19.174 euro. Katherine Hooker, rrobat e së cilës Kate i ka veshur, i tha “Huffington Post” më 2013: “Kate nuk merr rroba falas dhe unë e kam dëgjuar këtë nga njerëz të tjerë që bashkëpunuan me të”.

Rezulton se Kate dhe Williami paguajnë për veshjet e saj nga buxheti i shtëpisë së tyre, i cili raportohet se financohet nga duka i princit Charles të Cornwallit.