09:46 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Sa krenari! Rita dhe Dua hynë në listën e personave më me ndikim nën 30 vjeç (Foto)

Rita Ora dhe Dua pa dyshim që janë ndër ‘ambasadoret’ më të mira të popullit shqiptar në botë.

Të dyja ato këtë herë na kanë bërë krenare të gjithëve, pasi që kanë hyrë në listen e personave më me ndikim nën moshën 30 vjeçare.

Revista “Fobes” ka radhitur dyshen e yjeve në top 30-të personaliteteve më me ndikim në Evropë nën moshën 30 vjeçare.

Në këtë listë ka shumë të famshëm botërorë duke radhitur këtu, Anthony Joshua, Laura Kenney, Zara Larsson.

Image result for dua lipa rita ora

“Lista 30 nën 30 nga Forbes përbën sipërmarrësit e rinj më të mirë që po e riformësojnë Evropën dhe botën për të mirë”, thotë Randall Lane, redaktor i Forbes dhe shef i operacioneve në Forbes Media.

Ndryshe, Dua dhe Rita kanë depërtuar në tregun britanik dhe nga aty arritën famë në tërë botën./Indeksonline/

Image result for dua lipa rita ora