75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / AR

Sa kushton dasma e njeriut të tretë më të pasur në botë?

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez më në fund do ta thonë “Po”-në e tyre këtë javë, në një ceremoni madhështore në Venecia.

Çifti u fejua në maj 2023 dhe dasma është planifikuar për të shtunën, më 27 qershor, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave të huaja, festa do të jetë vërtet spektakolare. Disa nga emrat më të mëdhenj të botës pritet të jenë midis të ftuarve – nga Katy Perry dhe Oprah Winfrey te Mick Jagger dhe Ivanka Trump.

Edhe pse vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 600 milionë dollarë, Bezos e mohoi këtë.

Por raportet e reja sugjerojnë se kostoja totale do të jetë ende jashtëzakonisht e lartë, midis 15 dhe 20 milionë dollarëve, raporton Mail Online.

Një pjesë e madhe e buxhetit do të shkojë për programin argëtues është e mundur që Bezos dhe Sanchez të paguajnë deri në 5 milionë dollarë për një performancë nga artistë të tillë si Beyoncé ose Andrea Bocelli, zbuloi Kunal Madan, CEO i DressPreservation.com./Indeksonline/