Sa kushton kilometri i rrugës në Europë?
Kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, njëkoncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH në,sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.
Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve nëkontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga njëose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.
Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin ekompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretëne kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale në 15 milionë euro për kilometër(përfshirë TVSH), më të shtrenjtat në Europë
Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë janënë Austri me 12.87 milionë euro / km.
Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria me 11.21 milionë euro / km, e ndjekur ngaSllovakia në 9.56 milionë euro / km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro / km.
Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milionë € / km, nëKroaci 6.68 milionë / km, në Slloveni 7.29 milionë / km dhe në Gjermani 8.24 milionë / km).