Sa kushton një kafe në qytet më të mëdha të Evropës?
Kafeja është ndër pijet më të popullarizuara në gjithë botën. Në kontinentin e Evropës ajo është shumë e përdorur.
Por sa kushton një kafe në qytete më të mëdha të Evropës?
Qyteti që i ka kafetë më të shtrenjta në Evropë është Cyrih. Atje një kafe kushton mesatarisht 6 euro e 30 cent.
Pas tij vjen Kopenhageni, ku një kafe kushton 5 euro e 37 cent, transmeton Indeksonline.
Pozitën e tretë e zë Oslo me 5 euro e 30 cent. Ndërsa në Paris një kafe kushton mesatarisht 4 euro e 35 cent. Kurse në Londër kushton 3 euro e 9 cent.
Këto çmime janë të larta krahasuar me ato të Kosovës. /Indeksonline/