12:55 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sa kushton veshja sportive e Jennifer Lopez?

Diva e muzikës ‘Pop’, Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez u panë së bashku në një palestër në Miami gjatë ditës së djeshme.

49 vjeçarja kishte pasur të veshur veshje nga marka e njohur “Niyama Sol”, transmeton Indeksonline.

“Daily Mail” kupton që veshja e poshtme  sportive e këngëtares kushton 88 dollarë që e bënin Lopezin të dukej shumë tërheqëse.

Lopez dhe Rodriguez kanë dy vite që janë në lidhje, kurse në mars të këtij viti u fejuan.

Ata kanë treguar se janë duke planifikuar që të martohen së shpejti./Indeksonline/