75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / G T

Sa kushtuan veshjet e futbollistëve të Francës, dikush shpenzoi deri në 10 mijë euro!?

Kombëtarja e Francës është grumbulluar para disa ditësh dhe në fokus ishte paraqitja e futbollistëve në kampin e “Gjelave” me veshje speciale.

Kjo ka ra në sytë e çdo tifozi, madje disa e kanë quajtur edhe sfilatë të modes, shkruan Indeksonline

Por, a e dini se sa kanë kushtuar veshjet e disa prej futbollistëve që janë ftuar nga Didier Deschamps për ndeshjet e shtatorit?

Veshjen më të shtrenjtë e pati futbollisti i Interit, Marcus Thuram – që kushtoi plotë 10 mijë e 330 euro.

Image

Pas Thuramit, me veshjen më të shtrenjtë është lojtari i Bayern Munchen, Michael Olise – që kap vlerën e 6200 euro.

Image

Lojtarët me veshjen më të lirë, ishte ai i Lensit, Brice Samba – që i kushtoi vetëm 295 euro.

Image

Kujtojmë që Franca ndeshjen e parë në UEFA Nations League në këtë muaj e zhvillon sot ndaj Izraelit, nga ora 20 e 45 në një teren neutral për shkak të luftës që po zhvillohet në shtetin vendas.

Pas Izraelit, “Gjelat” luajnë ndaj Belgjikës më datën 14 tetor./Indeksonline/