13:05 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Sa maska medicinale importoi Kosova gjatë këtij viti, ja nga cilat shtete erdhen ato

Ditëve të fundit dukshëm kemi rënië të raste me Covid19 në vendin tonë.

Megjithatë, masat mbrojtëse ndaj kësaj pandemie edhe më tej vazhdojnë të jenë në fuqi.

Bartja e maskave medicinale në ambiente të hapura edhe më tutje është obligative, shkruan IndeksOnline.

Që nga janari i këtij viti sipas të dhënava nga Dogana, në Kosovë është importuar sasi e madhe e maskave mbrojtëse.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka bërë me dije se që nga fillimi i këtij viti në vendin tonë kanë hyrë hiç më pak se 208,166,443,69 maska, pesha e së cilave ka qenë 61,150,11 kilogram.

Tutje ai ka bërë me dije se vlera totale e këtij produkti ka qenë hiç më pak se 143,511.57 euro.

Bazuar në të dhënat, për këtë vit Kosova ka pranuar më së shumti maska nga Kanada, Turqia, Austria si dhe Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, të gjithë ata që nuk bartin maskën në vendet publike rrezikojnë të gjobiten 35 euro. /IndeksOnline/