75 Mall Live Search
12:38 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Sa më keq për mesfushorin francez, Pogba dënohet me katër vjet për doping

Duket se karriera e Paul Pogbas ka pëfunduar këtu, pasi mesfushori francez është dënuar me katër vjet për doping.

Mesfushori i Kombëtares së Francës kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes mes Udineses dhe Juventusit, shkruan Indeksonline

Kërkesa e Prokurorisë Antidoping ka dhënë verdiktin final në lidhje me dënimin e ish-mesfushorit të Manchester Unitedit.

Pogba ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2026, por ai tashmë s’mund të luaj futboll për katër vjet.

Kujtojmë që 30-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me fanellën e Juventusit./Indeksonline/