“Sa më shijon ky album”, Aurela Gaçe mahnitet nga Albina Kelmendi

Albina Kelmendi ka publikuar albumin me 10 këngë të titulluar “Rruga me nota” dhe veçse ka nisur të korrë suksese nga popullariteti i këngëve.
Këngë të ndjera, përplot emocion e tekste të thella, kanë bërë që albumi i ri i Albinës të dëgjohet kudo, shkruan IndeksOnline.
Një nga dëgjueset e këtij albumi është edhe ikona e muzikës shqipe, Aurela Gaçe.
“Sa më shijoi ky album i Albina Kelmendit. Ju ftoj të dëgjoni miq një artiste që e vlerësoj, që punon fort e sapo ka publikuar albumin e saj”, shkroi Gaçe në një postim.
