75 Mall Live Search
15:22 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Sa më shumë para, aq më shumë probleme”: thotë Loredana

Loredana Zefi njihet për këngët e saj, me të cilat po konkurron fuqishëm në tregun gjerman, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët që publikon arrinë të marrë vëmendje të madhe, duke marë parasysh edhe paraqitjet e saj publike mjaft të veçanta.

Një tip ‘gangstereje’, është imazhi që ajo shfaqë vazhdimisht nëpër videoklipe dhe paraqitjet nëpër rrjetet sociale.

Në fotografinë e fundit ajo ka shkruar : “More Money, More Problems” duke aluduar se sa më shumë para aq më shumë probleme.

Kujtojmë që këngëtarja para pak kohësh u përball me një akuzë për mashtrim ndaj një çifti zviceran, duke ju rrëmbyer atyre shuma të mëdha parash që prej vitit 2016. /Indeksonline/