Sa miliarda dollarë i harxhoi NATO në bombardimet e vitit 1999?
Sot po shënohet 20 vjetori i bombardimeve të
NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë. Këto
sulme kishin filluar nga Aviano e Italisë.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kishte dhënë urdhrin që të fillojnë
bombardimet, transmeton Indeksonline.
Këto bombardime kishin zgjatur 78 ditë.
Mediumi i njohur “AP” ka thënë se e gjithë kjo ofensivë e NATO-s kishte kushtuar
43 miliardë dollarë.
Bombardimet ndaj forcave ushtarake serbe u ndalën me 9 qershor pasi u arrit
marrëveshja në Kumanovë. Nga ajo ditë, forcat serbe filluan ta lëshojnë Kosovën.
Kjo ndërhyrje e NATO-s cilësohet historike, pasi që ishte e para që nga themelimi i kësaj aleance ushtarake./Indeksonline/