13:48 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / A. M.

Sa milionë dinarë u sekuestruan në Leposaviq?

Mbi 12 milionë dinarë serbë e rreth 25 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në njësinë ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, në Komunën e Leposaviqit.

Kështu bëhet e ditur në dokumentin që e ka siguruar Dukagjini nga organet kompetente.

Lista e parave të sekuestruara janë:

452 monedha nga 5 mijë dinarë,

3436 monedha nga 2 mijë dinarë,

1032 monedha nga 1 mijë dinarë, 

101 monedha nga 500 dinarë,

1836 monedha nga 200 dinarë,

7481 monedha nga 100 dinarë,

5975 monedha nga 50 dinarë,

16981 monedha nga 20 dinarë,

33393 monedha nga 10 dinarë,

100 monedha nga 100 euro,

300 monedha nga 50 euro,

950 monedha metali nga 20 dinarë dhe

100 monedha metali nga 10 dinarë.

Gjithsej: 12 milionë e 302 mijë e 300 dinarë të sekuestruar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

E për këtë aksion të Policisë ka reaguar edhe Serbia, të cilët e kanë cilësuar si “akt që drejtpërdrejt kërcënon mbijetesën e popullit serb”.

“Një akt tjetër të dhunshëm i shfuqizimit të institucioneve serbe në veri dhe dëbimit të popullit serb. Albin Kurti dëshiron luftë dhe vuajtje për popullin serb, sepse çdo gjë që bën në muajt e fundit, e bën ekskluzivisht me qëllim të dëbimit të serbëve nga territori i Kosovës”, ka thënë shefi i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.