75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / OSH

Sa mund të fitojë në ditë një lëmoshëkërkues në Prishtinë?

Emisioni “Kiks Kosova” ka zbuluar në terren se sa para në një ditë marrin lëmoshkërkuesit.

Deri në 50 euro është shuma që një lëmoshëkërkues mund të fitojë brenda ditës në Prishtinë, ka zbuluar në terren emisioni “Kiks Kosova”.

Këtë e ka rrëfyer njëri nga ta, i cili tha se këtë shumë e fiton gjatë kohës sa është në rrugë dhe të cilën e konsideron të mjaftueshme.

Kjo punë, sipas tij, është më e mirë dhe më e ndershme sesa të dalë në rrugë e të grabisë.

Tregimi i tij vazhdon se si familja e tij varet nga paratë e tij, por nuk mohon faktin se edhe fëmija i tij punon në rrugë, i cili del çdo ditë për të shitur cigare pas procesit mësimor.