Sa para do fitonin Drita dhe Ballkani nëse kualifikohen në grupet e garave të UEFA-s?

Dy skuadrat kosovare, Drita dhe Ballkani ende janë në garë për të siguruar fazën e grupeve në kompeticionet e UEFA-s.
Drita sonte luan ndaj FCSB-së në UEFA Europa League, dhe në rast të fitores shkon në finalen e play-offit, ku e pret edhe kundërshtari Aberdeen, shkruan Indeksonline

Madje, në rast se skuadra nga Gjilani e mposht sot ekipin rumun – siguron fazën e grupeve të UEFA Conference League, edhe nëse pëson humbje ndaj Aberdeenit në finalen e play-offit. Pra një mundësi e mirë për “intelektualët”.
Kurse Ballkani ka punë dyfish, pasi fillimisht duhet të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë (1:0) ndaj Shamrock Rovers dhe në rast se kualifikohet tutje do të luajë në finalen e play-offit të UEFA Conference League, ku kundërshtar do të jetë fitues i ndeshjes Larne vs Santa Clara.

Të kualifikohesh në grupet e garave të UEFA-s është histori dhe kënaqësi, por rëndësi kanë edhe financat:
Të ardhurat që mund të gjenerohen nëse sigurohet faza e grupeve në Europa League (Drita) apo Conference League (Ballkani).
UEFA Europa League: 4.3 milionë euro
UEFA Conference League: 3.1 milionë euro
Nuk është vetëm kaq. UEFA paguan edhe për pikët e fituara në fazën e grupeve, që mund t’i rrisë të ardhurat edhe më tej.
Çdo pikë e fituar në grupin e Europa League: 150 mijë euro
Çdo pikë e fituar në grupin e Conference League: 133 mijë euro
Pra, nëse Drita shkon tutje në grupet e Europa League do t’i fitonte rreth 10/15 milionë euro.
Dhe nëse Ballkani shkon në grupet e Conference League, do t’i fitonte rreth 5/7 milionë euro.
Ballkani sonte luan ndaj Shamrock Rovers si mysafir, kurse Drita e pret në “Fadil Vokrri” ekipin nga Rumania./Indeksonline/