15:34 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Sa para janë mbledhur nga donacionet për tërmetin në Kroaci? Flet ministri Maric

Dëmet e tërmetit që goditi Kroacinë janë të kushtueshme me miliona. Shtetet fqinje dhe organizata të huaja i kanë dalë në ndihmë shtetit kroat pas këtij tërmeti.

Ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq tha në seancën e Qeverisë se mbi 54 milionë kuna (7 milionë euro) në donacione janë mbledhur deri tani.

“Qeveria ka hapur një llogari në të cilën mblidhen donacionet. Falënderoj të gjithë njerëzit, institucionet, të cilët paguajnë donacione. 54 milionë 322 mijë e 140 kuna janë mbledhur deri tani. Ne do t’i raportojmë publikut në detaje dhe në mënyrë transparente të tregojmë të gjitha kostot”, tha Mariqi. Shteti i Kosovës i ka ofruar 100 mijë euro ndihmë Kroacisë./Indeksonline/