75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Sa para kërkon Hoffenheim për ta lënë të lirë Fisnik Asllanin?

Hoffenheim ka vendosur një çmim të lartë për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, duke kërkuar plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Klubi gjerman e vlerëson lart paraqitjet e lojtarit dhe nuk është i gatshëm ta lëshojë pa një ofertë të madhe financiare.

Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Konur, interesimi për Asllanin po rritet, me Bayern Munich që ka kontrolluar së fundmi situatën e tij dhe kushtet e mundshme të një transferimi.

Përveç gjigantëve bavarezë, edhe dy klube nga Premier League po e monitorojnë nga afër sulmuesin.

E ardhmja e Asllanit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme, teksa Hoffenheim ka vendosur një barrierë të qartë financiare për çdo klub të interesuar.