Sa para lejohen të bartin udhëtarët në Kosovë, Llugaliu tregon rregullat si dhe reformat për blerjet online
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se Dogana ka realizuar reforma në të gjitha fushat, duke theksuar se viti i kaluar ka sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.
Në një intervistë për IndeksOnline, Llugaliu treguar për vlerën e mjeteve monetare që qytetarët lejohen të bartin gjatë hyrjes në Kosovë, duke sqaruar se secili qytetar mund të bartë deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, si në transportin ajror ashtu edhe në atë tokësor, ndërsa çdo shumë mbi këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Llugaliu ka shpjeguar edhe mënyrën se si Dogana zbulon rastet e tentimeve për futje të gjësendeve me vlerë të lartë pa deklarim, duke përmendur si shembull rastin e zbulimit të një ore të shtrenjtë të këngëtarit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Po ashtu, ai ka theksuar se rritja e porosive online ka paraqitur sfida të reja për Doganën, duke kërkuar mekanizma më të avancuar kontrolli. Sipas tij, Dogana e Kosovës përdor analiza të riskut, pajisje skanuese dhe metoda inteligjente të verifikimit për dërgesat postare dhe ato përmes shërbimeve korriere.
Në këtë kontekst, Llugaliu ka bërë të ditur se kanalet e zbulimit janë zgjeruar ndjeshëm, duke shtuar se përveç kontrolleve fizike dhe teknologjike, Dogana monitoron edhe rrjetet sociale, të cilat shpesh shërbejnë si burim informacioni për parandalimin e veprimtarive ilegale dhe shmangien e obligimeve doganore.
Për më shumë intervista e plotë:

