75 Mall Live Search
15:21 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Sa para mund t’i shpenzoj Newcastle në merkaton e janarit dhe cilët janë tre lojtarët e parë që pritet të blihen?

Skuadra e Newcastle së fundmi u bë me pronar të ri.

Sheikët nga Arabia Saudite tashmë kanë nën kontroll skuadrën e njohur angleze dhe kanë premtuar investime të mëdha, transmeton Indeksonline.

Newcastle qysh në janar mund të shpenzoj shumë para. Sipas “Telegraph” klubi anglez mund të shpenzoj hiq më pak se 190 milionë funta.

Kjo për shkak se ish-pronarët ishin treguar të kujdesshëm me “Fair Play Financiar”.

Sipas mediave angleze, tre lojtarët e parë që mund të transferohen janë: Philipe Coutinho, Aaron Ramsey dhe Anthony Martial.

Newcastle ishin të interesuar për Coutinhon edhe në merkaton e verës./Indeksonline/