Sa përqind e popullatës në Kosovë janë me diabet, flet drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë

Rreth 8 për qind e popullatës në Kosovë, janë të prekur nga sëmundja e diabetit. Kështu thotë një një intervistë për “Indeksonline”, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK Merita Emini- Sadiku. Sadiku thotë se klinika që ajo udhëheq, brenda vitit trajton 10 deri në 11 mijë pacientë. Ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të realizohen rreth 15 mijë vizita ambulantore.
“Sot është dita ndërkombëtare e diabetit. Në këtë ditë ngritet zëri për ndërgjegjësimin e popullatës rreth sëmundjes. Thirrjet rreth edukimit diabetik, trajtimit të duhur, parandalimit të komplikiemev të diabetit, të cilat shpesh dijnë të jenë dhe fatale….Diku 8 për qërqind e popullatës është më sëmundjen e sheqerit. Të dhënat nuk janë zyrtare, por në bazë të krahasimeve me vendet e tjera dhe analizat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është mendu që në Kosovë aty te 8 për qindëshi sillet prevalenca apo përqindja e të sëmurëve me diabet. Mbi 90 për qind e pacienteve janë me diabet tip 2 që do të thotë trajtohen me vite me barna. Diku 5 përqind nga numri total janë me diabet tipi 1 që nga fillimi trajtohen me insulinë, këtu përfshihen moshat e reja, duke filluar nga fëmijet dhe adoleshentët. Dhe një përqindje më e vogël diku te tre përqindëshi, është ai I shtatzënisë, që është një pre formave e treta me radhë sa i përket shpeshtësisë së sëmundjes së diabetit. Që është një diabet përkohshëm pas mbarimit të shtatazanisë, këta pacient nuk kanë më sëmundjen e sheqerit”.
Sipas saj kushtet e trajtimit të paceintëve në Klinikën e Endokrinologjisë, janë të mira dhe se çdo pacientë që ka nevojë për trajtim, arrinë të marrë shërbime në klinikë.
“Sa i përket kushteve në klinikën tonë, kushtet i kemi shumë të mira dhe trajtimi. Posedojmë numër të mjaftueshëm të shtretërve, kapacitete ekzistojnë për shtrime të gjithë pacientëve që kanë nevojë. Shtrimet nuk janë dhe aq shumë në rritje në klinikë, sepse është rritur numri i shërbimeve ambulantore”, tha ajo.
Ndërsa thotë se klinika i posedon të gjitha barnat e listës esenciale, për trajtim të pacientëve.
“Sa i përket terapisë ekzistojnë të gjitha mundësitë për ofrimin e shërbimeve , të terapisë, qoftë tabletare, qoftë insulinike. Asnjëherë nuk kemi mbetur pa insulina”, tha ajo.
Ndërsa teksa flet për rritjen e numrit të pacienëve me sëmundejn e diabetit, Emini-Sadiku thotë se numri po rritet si në mbarë botën dhe se në këtë rritje ka ndikuar diagnostika dhe vetëdijësimi i pacientëve, të cilët lajmërohen tek mjeku për ndihmë.
“Numri shkon në rritje në nivel siç është në mbarë botën. Jo pse nuk ofrohen shërbimet e duhura, por për shkak se është rritur diagnostika. Është rritur vetëdijësimi i pacientëve dhe ato shenjat klinike vërehen shumë më heret, apo lajmërohen tek mjeku për ndihmë”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket ushqimit të pacientëve diabetik, ajo thotë se klinika për këta pacientë ofron një ushqim të veçantë edhe pse ende nuk është në nivelin e duhur.
“ Ushqimi është i veçantë me karbohidrate të ulura, me zgjidhje të tyre, me produkte të qumështit, ushqime pak më shumë fibra. Nuk jemi dhe ashtu të kënaqur me të gjitha këto mirëpo janë në përmirësim e sipër”, tha ajo
Edhe pacientët e shtrirë në Klinikën e Endokrinologjisë, pohuan se janë të kënaqur me shërbimet që i marrin.
“Të kënaqur jemi. Mirë po na kqyrin, po na kontrollojnë. Barnat po na jepin, deri sot i kam pas do të mija të shpija dhe të spitalit… Jemi të kënaqur me trajtimin që po na bëjnë mirë jem”, tha Fadil Lahu i cili kishte një javë që ishte I shtrirë në klinikë./Indeksonline/