17:30 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sa përqindje ka Shqipëria rritje ekonomike?

Banka e Shqipërisë konfirmoi shifrat e publikuara nga INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Guvernatori Gent Sejko tha në një konferencë për shtyp se ekonomia në periudhën prill-qershor të këtij viti kërceu në 4.06 %.

Sejko tha se inflacioni vjetor është ngadalësuar në 2.1 përqind, ndërsa papunësia përllogaritet në 13.2 %, shkruan Top Channel.

Banka e Shqipërisë vëren gjithashtu edhe një ulje të kredive me probleme në të gjitha bankat e nivelit të dytë, ndërsa për muajin gusht, Guvernatori Sejko deklaroi se balanca buxhetori pësoi sufiçit.

Gjithsesi, sipas Guvernatorit, ekonomia shqiptare është ende shumë larg potencialit të vërtetë të saj.

“Ekonomia shqiptare është ende larg potencialit të vërtetë të saj, por hendeku po ngushtohet”, deklaroi ai.