11:35 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sa persona kanë dal në zgjedhje deri tani?

Sot në Republikën e Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e para të daljeve të qytetarëve për të votuar, raporton IndeksOnline.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e parë për medie ka njoftuar se deri më tani nga informacionet e terrenit mësohet se në votime kanë dal rreth 9.64 për qind e qytetarëve.

“Duke u mbështetur në njoftimet e 94  për qind të komunave deri 174 mijë kanë dalur deri në ora 11, do të thotë rreth 9.64 për qind”, njoftoi Daka.

“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deroi në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, tha Daka.

Në linkun më poshtë mund të gjeni në përqindje numrin e votuesve në të gjitha komunat e Prishtinës./IndeksOnline/

DALJA NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE