08:26 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Sa persona u arrestuan e sa aksidente ndodhën, tregon Policia

Tridhjetë e pesë është numri total i aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, transmeton Indeksonline.

Prej tyre 11 aksidente kanë qenë me të lënduar derisa 24 kanë qenë aksidente me dëme materiale e fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Gjatë 24 orëve, janë shqiptuar 960 tiketa trafiku, kurse janë arrestuar 10 persona.

Pesë persona të arrestuar janë dërguar në mbajtje kurse një person në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/

No photo description available.