20:34 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / C E

Sa poshtë ka rënë, Balotelli nënshkruan me skuadrën që se njeh askush

sh-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli është transferuar zyrtarisht në Adana Demirspor, ku ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit u kthye në Serie A në gusht 2019, kur nënshkroi një marrëveshje me Brescian.

Më pas ai kaloi në Monza në Serie B dhjetorin e kaluar, duke qëndruar gjashtë muaj.

Sot ai zyrtarizoi një transferim falas në Adana Demirspor që sapo është promovuar në Super Lig në Turqi.

Klubi ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e lojtarit italian me një deklaratë që zbulon se ai ka nënshkruar deri në qershor 2024.

“Sot u bë një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e Adana Demirsporit tonë me shkronja të arta”.