75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Sa poshtë ka rënë! Djali i Igli Tares nga Lazio te Dukagjini i Superligës së Kosovës

Futbollisti shqiptar, Etienne Tare, pritet të jetë prurja më e re e klubit të Superligës së Kosovës, Dukagjini.

Gazetari, Lorik Gashi raporton se Tare ka arritur marrëveshje me klubin kosovar pas largimit nga Skënderbeu, shkruan Indeksonline

Djali i legjendës Igli Tare, ishte pjesë e akademisë së Lazios, më pas luajti për Rapid Vienna dhe Strum Grazin në Austri.

21-vjeçari do jetë nën urdhërat e trajnerit, Ismet Munishi.

Dukagjini sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e shtatë në Superligë, duke grumbulluar 21 pikë./Indeksonline/