75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Sa poshtë ka rënë, Kemal Ademi nuk është as në planet e Osijekut

Sulmuesi i njohur shqiptar, Kemal Ademi është afër të largohet nga skuadra kroate, Osijek.

Siç raportohet në mediat në Kroaci, Ademit i është ofruar një shumë prej 300 mijë eurove për ta ndërprerë kontratën, shkruan Indeksonline

Por, ai e ka refuzuar këtë mundësi – duke zgjedhur që në vend të largimit të qëndrojë në skuadrën kroate dhe të përfitojë 390 mijë eurot e plota që i takojnë.

28-vjeçari ka kontratë me Osijekun deri në vitin 2026.

Ai ishte transferuar nga Luzerni me parametra zero gjatë vitit 2024.

Kujtojmë që Ademi kishte refuzuar Kombëtaren e Kosovës, kurse tani nuk e do asnjë skuadër./Indeksonline/