Sa shpejtë pritet të ndodhë shtatzënia ?

Kjo është pyetja e shumë çifteve që planifikojnë shtatzëninë dhe bëjnë vizita parakonceptuale në spitalin “Fati Im”.
*Mjekët specialistë gjinekologë gjithmonë përgjigjen me profesionalizëm të lartë.
*Ekspertët thonë se shtatzënia mund të ndodhë në tentativën e parë të çiftit apo mund të ndodhë pas një kohe, por derisa tentativat nuk kalojnë periudhën kohore prej një viti, nuk konsiderohet problem.
*Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kur shtatzënia vonon të arrihet, bëhet fjalë për infertilitet atëherë kur përkundër marrëdhënieve të rregullta e të pambrojtura seksuale, shtatzënia nuk ndodhë brenda një viti.
*Por kjo nënkupton se bëhet fjalë për çiftet kur mosha e gruas është nën 35 vjeçare.
*Nëse mosha e gruas është mbi 35 vjeç duhet të pritet vetëm 6 muaj dhe të fillohet me kërkimin e shkaktarëve të infertilitetit të mundshëm.
*Është me rëndësi që çifti të jetë i relaksuar dhe të jetojë larg stresit.
*Gjithashtu ka rëndësi edhe dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.
*Procesi i tentimit të shtatzënisë nuk duhet të ju shkaktojë stres, jeni të qetë.
*Në spitalin “Fati Im”, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gjinekolog.
𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 “𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈𝐌” 𝐀𝐓𝐘 𝐊𝐔 𝐌𝐑𝐄𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍!
+383 45 322 250
+383 48 322 250