Sa shpesh duhet të bëjë seks një çift sipas shkencës? Përgjigja mund t’ju habisë

Pyetja “Sa shpesh duhet të bëjmë seks?” mund të duket e thjeshtë, por shkenca ka gjetur që nuk ka një përgjigje të vetme. Çfarë funksionon për një çift, mund të mos funksionojë për tjetrin. Megjithatë, disa studime japin disa udhëzime interesante.
Një studim i Universitetit të Mississaugas në Kanada zbuloi diçka shumë interesante: çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtura se ata që e bëjnë më shpesh. Pra, nuk është gjithmonë numri ai që përcakton lumturinë, por cilësia dhe afërsia që ndjeni me partnerin.
Një tjetër studim i Institutit Kinsey në Indiana tregon se mosha ka një rol të madh në frekuencën e marrëdhënieve. Personat nën 30 vjeç kryejnë seks mesatarisht 112 herë në vit (rreth dy herë në javë), ndërsa kjo shifër bie gradualisht me moshën: 86 herë për 30-39 vjeç, 69 herë për 40-49 vjeç dhe vetëm 52 herë për ata mbi 50 vjeç. Pra, natyra juaj biologjike ndikon në ritmin seksual!
Në përgjithësi, nuk ka një “normë universale”. Disa çifte preferojnë të bëjnë seks më shpesh, të tjerë ndihen të kënaqur edhe me më pak frekuencë. Çelësi është të gjeni ritmin që ju bën të lumtur të dyve.