Sa shqiptarë mund të bëhem ta ndihmojmë Vedat Muriqin
Vedat Muriqi po kalon një edicion fantastik në Turqi. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 7 asiste për Rizesporin.
Forma e tij ka patur ngritje sidomos gjatë fillimit të këtij viti kalendarik.
Për këtë, Muriqi është futur në listën e ngushtë të sulmuesve më të mirë të sezonit në Turqi. Faqja e famshme turke e futbollit, Futbolun Superleri e ka bërë publik sondazhin.

Të gjithë ne që ndihemi krenar me suksesin e Muriqit, mund ta ndihmojmë atë duke votuar për të në këtë sondazh.
Muriqi është në garë me Yilmaz, Rodallega, Diagne e Robinhon./Indeksonline/