Sa shumë i ka ngjarë Lumit B djali i tij, e dëshmon kjo ‘çmenduri’
Reperi Lumi B, pos i dashur për shoqërinë, njihet edhe si person shumë familjar dhe i dhënë pas gruas e djalit.
Ai kohë pas kohe shpërndan në rrjete sociale momente të ndryshme që i kalon me ta, duke treguar lumturinë që ka në familje, shkruan Indeksonline.
Sonte ai ka publikuar një video ku shihet me djalin e tij, Blinin në një pishinë.
Lumi në video dëgjohet duke thënë se bashkë me Blinin rrinë mbi ujë e pastaj repovatin nën ujë.
Kjo dëshmon që Blini i ka ngjarë shumë babait të tij, Lumi B, që është njëri ndër reperët më të suksesshëm në Kosovë. /Indeksonline/