75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Sa shumë ka ndryshuar në pamje fizike, Mesut Ozil po rrin veç n’fitnes

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil ka bërë një ndryshim në trupin e tij pas pensionimit nga sporti më i bukur.

Ozil u pensionua nga futbolli gjatë marsit të vitit të kaluar, sa ishte pjesë e Besaksehirit, shkruan Indeksonline

Edhe pse larg futbollit, 35-vjeçari vazhdon ta mbajë vetën e tij në formë.

Tani ish-lojtari i Arsenalit është fokusuar në fitnes dhe duket se po shkon në rrugë të duhur për ta bërë një trup me muskuj.

Kujtojmë që gjatë karrierës, Ozil fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, katër herë FA Cup me Arsenalin dhe një Copa del Rey me Real Madridin./Indeksonline/