75 Mall Live Search
10:53 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Sa Superkupa spanjolle kanë Real Madrid dhe FC Barcelona?

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë këtë të diel, më 14 janar 2023 në orën 20:00 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ndeshja zhvillohet në ”KSU Stadium” në Riad të Arabisë Saudite, shkruan IndeksOnline.

Nga 35 edicione të Superkupës së Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona së bashku kanë fituar plot 26 trofe.

Të dyja skuadrat kanë nga 13 trofe të Superkupës së Spanjës në kabinetet e tyre.

Real Madrid: 13 (1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008, 2012, 2017, 2020, 2022, 2023)

FC Barcelona: 13 (1983, 1991, 1992, 1994, 1996, 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016, 2018)./IndeksOnline/