75 Mall Live Search
08:17 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trump?

Ai është jashtë pushtetit për më shumë se një vit e gjysmë, por çështjet ligjore që lidhen me kohën e tij në detyrë ende paraqesin një rrezik për ish-presidentin Donald Trump.

Kontrolli i fundit i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në shtëpinë e 76-vjeçarit në Florida, ka përqendruar vëmendjen në trajtimin e dokumenteve zyrtare nga ana e tij kur ishte president.

Dy hetime penale po vazhdojnë: një për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare, raporton bbc.

Ndërkohë, një hetim politik po vazhdon rreth akuzave penale për rolin e tij në sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Ndërsa Trump mendon të rikandidojë për president në vitin 2024, këto rastet ligjore mund t’ia ndërprejnë ato ambicie.

Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori shumë dokumente me vete në resortin Mar-a-Lago në Florida.

Sipas ligjit të të dhënave presidenciale, marrja e dokumenteve zyrtare mund të përbëjë vepër penale.

Sipas vetë Trumpit, “një grup i madh agjentësh të FBI-së” i kontrolluan rezidencën më 8 gusht, transmeton Telegrafi.

Avokatja e tij, Christina Bobb, i tha NBC News se disa letra ishin sekuestruar. Megjithatë, FBI dhe departamenti i drejtësisë ende nuk kanë komentuar.

Në muajin shkurt, Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti me letra në Mar-a-Lago, të cilat Trumpi duhet t’i kishte dorëzuar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Ajencia më vonë i tha Kongresit se kutitë përfshinin “artikuj të shënuar si informacion të klasifikuar të sigurisë kombëtare”.

Por Trump pretendoi se qeveria “nuk “gjeti” asgjë” dhe se demokratët ishin thjesht “në kërkim të mashtrimit të tyre të ardhshëm”.

Mbajtja e të dhënave u mundëson presidentëve të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në detyrë, thotë historiani presidencial Lindsay Chervinsky.

Por zbatimi i aktit të Regjistrimeve Presidenciale është “i ndërlikuar”, thotë ajo, sepse ligji kërkon “vullnetin e mirë” të presidentëve për të ruajtur të dhënat e tyre./Telegrafi/