21:49 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sa të pafat! Prishtina eliminohet nga Europa Ligë (Video)

Skuadra e Prishtinës është eliminuar nga UEFA Europa Ligë.

Klubin e Superligës së Kosovës e eliminoi skuadra nga Luksemburgu, FC Fola, shkruan IndeksOnline.

Takimi në 90 minuta përfundoi me rezultat të barabartë 0 me 0. Njëjtë ndodhi edhe në vazhdime, për të shkuar pastaj në penallti.

Në 11-metërsha, klubi mysafirë arriti të fitonte me rezultat, 4-5.

Në raundin tjetër, Fola do të takohet me skuadrën nga Belgjika, Genk./IndeksOnline/