21:39 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa të varur po bëhen njerëzit nga celulari i tyre? E frikshme!

Psikologët kanë nxjerrë një paralajmërim për njerëzit e varur nga teknologjia, sidomos ata që qëndrojnë gjithë kohës në internet.

Një studim mbi përdorimin e celularit të 2.000 të rriturve u analizua nga Dr. Kiki Leutner, nga University College në Londër bëri disa zbulime shqetësuese.

Në këtë studim përfshihej, humbja e kontaktit me botën reale. Në një javë tipike, një person mesatar në Britani shpenzon gjashtë orë duke parë celularin, tableta, kompjutera pune dhe televizorë. Pothuajse një e katërta e njerëzve kalojnë deri në 10 minuta në një ekran.

Sipas këtij studimi, nuk mund të jetojmë dot pa botën virtuale. Kjo tregon mbështetjen tonë në rritje me pajisjet tona digitale, por gjithashtu mbështet idenë që njerëzit po dëmtohen nga kjo varësi kohët e fundit.