75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Sa u kushtojnë shërbimet mjekësore ushtarëve të FSK-së (Dokument)

Ministria e Mbrojtjes ka arritur që në fillim të këtij muaji të finalizojë kontratën e radhës.

Këtë herë është kurorëzuar një marrëveshje për shërbime të ndryshme mjekësore për ushtarët e FSK-së, shkruan Indeksonline.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbimet të ndryshme mjekësore (ekzaminime mjekësore dhe laboratorike) për nevojat e FSK-së, këtij institucioni i ka kushtuar hiç më pak se 66.000,00 euro.

Përshkrimi i kontratës ndër të tjera thotë: “Të gjitha shërbimet duhet të realizohen brenda hapësirave të OE dhe duhet të posedojnë kapacitetet e nevojshme që brenda dite të kenë mundësi të ekzaminojnë minimum 130 pjesëtar si dhe të posedojnë stafin professional dhe teknik sipas përshkrimit të dhënë”.

Poashtu, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj./Indeksonline/