75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / Gj. Sh

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë personale.

Në një emision në TopChannel, ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywoodian, “Fifth Element”.

Sa të paguan? Se Hollywood-i…

Inva Mula: Në fakt, ishte gabim jetësor. Unë shkova me agjentin tim, një njeri me shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Nga entuziazmi, ai harroi të firmoste të drejtat e autorit.

Nuk fiton asgjë sot e kësaj dite?

Inva Mula: Jo! Është me miliona, por i kam thënë vetes që s’ka gjë, pasi fitova përjetësisht administrimin e publikun. Edhe milionat nuk më interesojnë, më interesojnë njerëzit që kanë parë shfaqjen. Po të kisha milionat, nuk e di nëse do të më interesonte të këndoja më apo jo.