12:14 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Sabalenka fiton trofeun e Australian Open

Tenistja nga bjellorusia Aryna Sabalenka, ka fituar trofeun e Australian Open për vitin 2023.

Ajo në finale mposhtin tenisten nga kazakiztani Elena Rybakina, 2-1 me seta, me rezultat 4-6, 6-3, dhe 6-4.

Në një ndeshje e cila zgjati plot 2 orë e 29 minuta, u zhvillua një ndeshje e fortë mes të dyja tenisteve.

Rybakina arriti ta fitoj setin e parë, por më pastaj Sabalenka u këndell dhe arriti ta përmbys rezultatin, duke fituar dy setet e radhës.

Ky është Grand Slemi i parë i fituar nga tenistja 24 vjeçare./IndeksOnline/