75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Sabit Osmani: Ndeshja më e mirë e sezonit

Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të thellë 0-4 duke bërë thuajse të sigurt pjesmarrjen në finale.

Trajneri i mitrovicasve, Sabit Osmani ka thënë se kjo ishte ndeshja më e mirë e skuadrës së tij këtë sezon.

Kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon. Kemi për të zhvilluar edhe 90 minuta të tjerë por besoj se gjysma e punës është kryer“, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit në “Riza Lushta” do të zhvillohet me 1 maj. /IndeksOnline/