75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu dhe Blero publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur, “Syni syni”

Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Sabri Fejzullahu dhe Blero kanë bashkuar forcat për projektin e radhës muzikor.

Dyshja ka lansuar bashkëpunimin “Syni syni” , i cili erdhi në kuadër të festave të fundvitit, shkruan Indeksonline.

Projekti është punuar me teksti dhe orkestrimi të Chipsi dhe tashmë gjendet në kanalin Youtube.

Kujtojmë se ky është bashkëpunimi i katërt i Bleros, pasi pak kohë më parë ai publikoi “T’kam humb” me Kaltrina Selimin, “Fjalët” me Burak Vehapin dhe “Ke Gabu” në duet me Leonora Jakupin.

Përveç kësaj, Blero para pak kohësh promovoi albumin “6 copë jetë”, ku përfshihen gjashtë balada të veçanta e që u mirëpritën nga publiku.

Ndërsa nga ana tjetër edhe Sabri Fejzullahu pati një vit të ngarkuar dhe mjaft të suksesshëm me projekte të shumta muzikore./Indeksonline/