10:40 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu dhe Dhurata Dora bëhen bashkë – rikrijojnë hitin e madh

Ka vite që kur u përfol për një bashkëpunim midid legjendës së muzikës, Sabri Fejzullahut dhe këngëtares së suksesshme, Dhurata Dora.

Por, që nga ajo kohë nuk u tha më asgjë për këtë projekt që pa dyshim është i shumëpritur për publikun shqiptar.

Së fundi Sabri Fejzullahu ishte i ftuar në Prive ku iu ka përgjigjur pyetjeve të fansave, duke dhënë edhe detaje për këtë projekt.

Sabriu u shpreh se dueti nuk është lënë në harresë, kënga do të realizohet dhe ajo do të jetë ripërpunimi i këngës “Merrma shiun e Prishtinës”.

Se kur do të publikohet ky bashkëpunim mbetet të shihet./Indeksonline/