75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi vijnë me një tjetër bashkëpunim

Legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu dhe këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi kanë bashkuar forcat edhe një herë për të sjellur një bashkëpunim të ri muzikor.

Pas këngës “Simpatia e shkollës” që publikuan rreth një muaj më parë në kuadër të festave të fundvitit, ata tani po realizojnë edhe një tjetër.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari, Sabri Fejzullahu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me Menaxherin tim Avniun dhe shokun producentin tim Shpetimin vazhdojm me projekte të reja edhe gjat vitit 2020, Në janar vjen projekti radhës prap një duet me kolegen time Leonoren, deri atëher vazhdoni ti ndiqni projektet e fund vitit, i juaji S.Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë./Indeksonline/